Flash

Reforma zgjedhore/ Prap Damian Gjiknuri përfaqësues i PS-së në Komision

Lapsi.al 1 November 2021
Reforma zgjedhore/ Prap Damian Gjiknuri përfaqësues i PS-së

Ulja e opozitës në tryezë me Damian Gjiknurin për të negociuar për reformën zgjedhore u komentua gjatë vitin e shkuar. Gjiknuri ishte kapur në përgjimet e prokurorisë për manipulimet në zgjedhjet e Dibrës, ndërsa bisedonte me Imer Lalën, një prej të fortëve të zonës që ishte përgjuar edhe duke folur për shitblerjen e votave.

Por përderisa opozita e PD-LSI pranoi të ulej në tryezë me Gjiknurin akuzat për manipulim të votave u zhvlerësuan, ndërsa rezultati në 25 Prill ishte i njëjti. PD foli përsëri për një "masakër elektorale" pas zgjedhjeve dhe ende sot akuzon për manipulime.

Ndërkohë që procesi i një reforme zgjedhore do të nisë sërish në një komision të ri parlamentar, propozimi i socialistëve nuk ka ndryshuar: Damian Gjiknuri është emri që vjen si bashkëkryetar i Komisionit me të drejtë vetoje.

Lëvizja ngjan me një deja vu. Opozita më parë ka thënë se nuk mund t'i imponojë mazhorancës të zgjedhë përfaqësuesit e saj në komisione, ndërkohë që mbetet për t'u parë nëse do të dërgojë sërish Oerd Bylykbashin për të negociuar mbi reformën zgjedhore apo dikë tjetër.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI