Flash

Aksioni i fundjavës/ Arrestohen 28 shoferë makinash, hiqen 228 patenta dhe vendosen mbi 600 gjoba

Lapsi.al 1 November 2021
Aksioni i fundjavës/ Arrestohen 28 shoferë makinash, hiqen 228 patenta

Polica e Shtetit njofton se ka ndëshkuar me gjobë plot 668 drejtues makinash në dy ditët e fundit.

Sipas njoftimit të policisë, konstatimi i shkeljeve të qarkullimit rrugor janë konstatuar makina inteligjente.

Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar 2342 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Janë pezulluar 223 leje drejtimi, nga të cilat 151 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 61 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjatë fundjavës janë arrestuar 28 shtetas, nga të cilët 21 janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur (me masë alkooli deri në 3 mg/l) dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI