Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Përplasi për vdekje bashkëfshatarin e tij, dënohet me 10 vite burg 60-vjeçari

Lapsi.al 30 October 2021
Përplasi për vdekje bashkëfshatarin e tij, dënohet me 10

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 10 vite e 9 muaj burg, 60-vjeçarin Mhill Gega i cili në muajin shkurt të këtij viti përplasi me dashje me makinë bashkëfshatarin e tij Mark Gjeta në fshatin Bungaj të Mirditës.

Organi i akuzës arriti të provojë se ngjarja ka qenë e qëllimshme, dhe ndaj autorit u ngritur akuza e vrasjes me dashje.

Pasi shqyrtoi dosjen hetimore trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj e gjeti fajtor 60-vjeçarin dhe e dënoi me 16 vite burg, por duke qenë se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar iu ul 1/3 e dënimit.

Autori dhe viktima punonin në një ndërmarrje së bashku rreth një vit më parë. Aso kohe, kanë pasur konflikte dhe në një rast janë shoqëruar nga policia.

Dyshohet se edhe ditën e ngjarjes tragjike ka nisur një konflikt mes tyre dhe Gega ka marrë automjetin duke përplasur për vdekje Gjetën.

Të këshilluara

Tetori mbyllet me mot të ngrohtë

Europa lindore po ndikohet nga presioni i lartë atmosferik dhe masa ajri Kontinentale të cilat do të përmbyllin muajin Tetor me mot të qëndrueshëm në territorin...

08:57

Arrestohet reperi Fero dhe truproja e tij

Reperi i njohur, Feronit Shabani i njohur me emrin artistik, Fero, është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se bashkë me truprojën e tij ka sulmuar p...

22:16

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI