Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Berisha sulmon fort ambasadoren Kim: Kullot në livadhet e qeverisë me gazetaren e ERTV

Lapsi.al 29 October 2021
Berisha sulmon fort ambasadoren Kim: Kullot në livadhet e qeverisë me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ambasadoren Yuri Kim, nga “Foltorja” e Lezhës, duke thënë se ajo është në konflikt interesi pasi kalon fundjavat me “Majezën e qeverisë”, duke i’u referuar Anjeza Majës që punon ERTV.

“Ne jemi forcë politike pro-perëndimore dhe vokacionin pro-perëndimor e kemi pasur dhe do e kemi qëllimin kryesor. Ju thashë që jo vetëm do fitojmë zgjedhjet, por do vendosim marrëdhënie më të mira miqësore BE dhe SHBA ku kemi miq të shkëlqyer.

Kur iu thashe nja dy muaj më parë se zonja ku përmendi barin, u shpreha se zonja e nderuar kullot në livadhet e qeverisë, pak kush e kuptoi këtë gjë, por tani që e shohin me Majezën e qeverisë nëpër vikende, e kanë të qartë se Sali Berisha kishte të drejtë.

Unë askujt nuk i hyj në jetën private, por konflikti i interesit është konflikt interesi, cilido qofsh. Ndaj jam i mendimit se objektiviteti dhe jo konflikti i interesit, janë rruga e duhur për të vlerësuar realitetin shqiptar,” - tha Berisha.

Të këshilluara

Arrestohet reperi Fero dhe truproja e tij

Reperi i njohur, Feronit Shabani i njohur me emrin artistik, Fero, është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se bashkë me truprojën e tij ka sulmuar p...

22:16

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI