Flash

Qetësohet situata në burgun e Burrelit, vetëm 20 të burgosur vazhdojnë grevën

Lapsi.al 27 October 2021
Qetësohet situata në burgun e Burrelit, vetëm 20 të burgosur

Të burgosurit e Burgut të Sigurisë së Lartë në qytetin e Burrelit kanë formalizuar këkesat e tyre pas bisedimeve me drejtues të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Burime pranë këtij institucioni thanë se pas negociatave të burgosurit i kanë kanalizuar kërkesat e tyre në rrugë zyrtare, duke jua dërguar disa institucioneve përgjegjëse.

Po ashtu mësohet se aktualisht vetëm 20 nga 70 të burgosurit që refuzuan ushqimin vijojnë ta bëjnë. Por edhe këta 20 të burgosur pritet t’i rikthehen normalitetit ditën e sotme.

Të burgosurit e burgut të sigurisë së lartë në Burrel refuzuan të hënën ushqimin e institucionit, pasi kërkonin rritjen e numrit të takimeve mujore dhe zgjerimin e rrethit familjar në takime.

Këto kërkesa tashmë ata i kanë dërguar në rrugë zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Të këshilluara

Sulmohet me thikë kryetari i Prishtinës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti është kërcënuar me thikë nga trajneri i futbollit Afrim Toverlani. Sipas policisë, i dysh...

20:35

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI