Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Arrestohet në Brazil shqiptari i rrezikshëm i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge (FOTO)

Lapsi.al 27 October 2021
Arrestohet në Brazil shqiptari i rrezikshëm i kërkuar për

Shaqir (Hektor) Nikolli, është arrestuar pak ditë më parë nga autoritetet braziliane në San Paulo.

Mediat braziliane, shkruajnë se 45-vjeçar akuzohet për trafik ndërkombëtar droge. Shqiptari është arrestuar të mërkurën e javës së kaluar (20 Tetor).

Mësohet se Policia Federale, nëpërmjet Përfaqësisë Rajonale të Interpolit në Sao Paulo, me bashkëpunimin e DIVECAR/DEIC të 2-të të Policisë Civile të São Paulo, zbuluan dhe arrestuan të mërkurën 45-vjeçarin shqiptar, i cili kërkohej duke qenë se ishte pjesor i një organizate kriminale për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Nikolli, që është dënuar me 10 vjet burg nga autoritetet franceze të drejtësisë, kërkohet edhe nga Maqedonia e Veriut. Arrestimi u krye në përputhje me urdhrin e paraburgimit, deri në mbyllje të procedurave të ekstradimit.

Kush është Shaqir Nikolli? 

Shaqir Nikolli është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi më 1996 akuzohet për dy vrasje.

Personat mbetën të vrarë gjatë kohës që 45-vjeçari po tentonte të grabiste një autobus. Të vrarë mbetën shtetasit Rasim Elezi dhe Asllan Meçe. Ai u arrestua në Vjenë në vitin 2011 me qëllim ekstradimin në vendin tonë, por që mesa duket ka arritur që të dalë nga burgu.

Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Hektor Nikollin në 27.10.2009, për veprën penale të vjedhjes me pasojë vdekjen e personave të tjerë.

Të këshilluara

Digjet në ecje një makinë në Patos

Një makinë është përfshirë nga flakët sot në aksin Fier-Patos. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:50. Pamjet ku shihet se si mjeti po shkrumbohet i gjithi nga fl...

14:50

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI