Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Shpërndanin drogë në Tiranë, arrestohen dy persona

Lapsi.al 27 October 2021
Shpërndanin drogë në Tiranë, arrestohen dy persona

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi shëprndanin lëndë narkotike në kryeqytet. Sipas “bluve” janë prangosur J. A, 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe baneses së tij, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis; E. B, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Policia ka sekuestruar një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një automjet dhe 5 aparate celular.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një automjet dhe 5 aparate celular.

Arrestohen në flagrancë poseduesit njëkohësisht dhe shpërndarësit e lëndës narkotike dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tyre.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e mara kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, ku si rezultat bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

J. A, 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe baneses së tij, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis;

E. B, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me veprimtarinë e kundërligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në zona të ndryshme të Tiranës.

Si dhe u shpall në kërkim një shtetas, i dyshuar si bashkëpuntori i dy shtetasve të lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Digjet në ecje një makinë në Patos

Një makinë është përfshirë nga flakët sot në aksin Fier-Patos. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:50. Pamjet ku shihet se si mjeti po shkrumbohet i gjithi nga fl...

14:50

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI