Flash

Avioni që ra në Vermosh, identifikohen 2 shqiptarët që ishin në bord

Lapsi.al 25 October 2021
Avioni që ra në Vermosh, identifikohen 2 shqiptarët që ishin

Në avionin e rrëzuar tre javë më parë në zonën e Vermoshit udhëtonin dy shqiptarë, zbulojnë autoritetet pasi kanë bërë ADN në gjurmët e gishtërinjve të lëna në avionin sportiv. Hetuesit vijojnë të dyshojnë se përmes avionit po transportohej sasi e madhe droge, që solli dhe rënien e tij.

Autoritetet kanë arritur të zbulojnë se kush ndodhej në avionin sportiv që u rrëzua tre javë më parë në zonën e Kelmendit të Malësisë së Madhe. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për shkak të sekretit hetimor, por nga ekspertiza dhe përgjigjja e ADN-së nga shenjat e gishtërinjve në avion, Report Tv mëson se bëhet fjalë për 2 shqiptarë.

Hetuesit po punojnë edhe për identifikimin e personave që i ndihmuan të largohen pas rrëzimit të avionit në Vermosh me një makinë fuoristradë të bardhë, siç dëshmuan banorët e zonës.

Dyshohet se avioni përdorej për transport droge dhe rënia ka qenë nga mbipesha. Një tjetër pistë në të cilën po hetohet është edhe ajo e lëndës narkotike që u kap në Mal të Zi pak ditë pas rrëzimit të avionit, por burime nga grupi hetimor thonë se akoma nuk janë gjetur prova të lidhin dy rastet me njëra-tjetrën.

Avioni i dyshimtë, pa asnjë shenjë identifikimi u rrëzua në Vermosh në orët e mëngjesit të 4 tetorit, 200 metra pa kaluar kufirin drejt Malit të Zi. Tentoi të ngrihej sërish pas 30 minutash, por më pas u përplas me një pemë pishe ku dhe pësoi defekte në strukturë.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI