Flash

Aksident i katërfishtë në Berat, bllokohet për 30-minuta qarkullimi

Lapsi.al 25 October 2021
Aksident i katërfishtë në Berat, bllokohet për 30-minuta

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur sot në Berat, në rrugën midis Urës së Varur dhe Urës së Goricës.

Nga të dhënat e para mësohet se një automjet tip “Fiat Stilo” që qarkullonte me shpejtësi, pasi ka goditur disa makina që lëviznin në atë kohë në rrugë përpara tij, ka përfunduar i përplasur me betonin ndarës të rrugës.

Në aksidentin e katërfishtë janë përfshirë katër makina, dy prej të cilave “Mercedes Benz”, njëra e tipit “Wolsvagen Golf” dhe një “Fiat Stilo”.

Si pasojë e aksidentit, fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por vetëm disa të lënduar lehtë, ndërkohë që të katër mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Aksidenti i katërfishtë në aksin kryesor dhe të vetëm (hyrës e dalës) në qytetin e Beratit shkaktoi bllokimin e qarkullimit të makinave për rreth 30-minuta, duke krijuar radhë të gjata makinash në të dyja krahët.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore, që pasi kanë kryer këqyrjen e vendit të aksidentit kanë spostuar edhe mjetet e dëmtuara, duke bërë që të vijojë normalisht qarkullimi.

Sipas burimeve të policisë në vendngjarje mendohet se shkak për aksidentin e katërfishtë të jetë bërë shpejtësia e mjetit tip “Fiat Stilo” si dhe mosrespektimi i distancën së mjeteve në qarkullim.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI