Flash

Basha nxjerr VIDEON: Asnjë TV që financohet nga korrupsioni s’e fsheh dot të vërtetën

Lapsi.al 7 October 2021
Basha nxjerr VIDEON: Asnjë TV që financohet nga korrupsioni s’e
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkruan në një postim në “Twitter”, shoqëruar me një video-mesazh nga fjala në Kuvend, se ngritja e çmimeve ka qëllim t’ia kalojë barrën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit familjeve shqiptare. Sipas kryedemokratit Basha, asnjë ekran televizioni që financohet me paratë e korrupsionit, nuk e mbulon dot të vërtetën. “Ngritja e çmimeve ka vetëm një qëllim, t’ia kalojë barrën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit familjeve shqiptare, gjysma e të cilave jeton në varfëri. Asnjë ekran televizioni që financohet me paratë e korrupsionit nuk e mbulon dot të vërtetën?”, shkruan Basha. Mesazhi i Bashës në video: Shumica prej jush mund ta ketë harruar, sepse keni kohë që e shihni veten në pasqyrën e deformuar të mediave që ushqeni me korruspsionin tuaj, por gati gjysma e popullsisë jeton në varfëri, me më pak se 5 dollarë në ditë. Po ashtu, 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime. Kjo është shifra më e lartë në Europë, dhe ky buxhet i lartë që shpenzojnë për t’u ushqyer, është një tjetër tregues i varfërisë, por edhe çmimeve të larta në raport me të ardhurat të vërteta të shqiptarëve. Janë edhe pensionistët që orvanten midis dyqaneve dhe farmacive për të blerë sa munden me atë pak që kanë, për të mbajtur veten gjallë. Janë të rinjtë dhe të rejat që enden të papunë, midis dëshirës për të lënë këtë vend dhe dashurisë për të dhe familjen e tyre që i mban ende këtu, me shpresën se një ditë do të bëhet më mirë edhe për ta.

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Gjirokastër

Ka marrë flakë një banesë në lagjen "Manalat" në Gjirokastër pasditen e sotme. Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve....

20:14

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI