Flash

Basha apo Berisha?/ Del sondazhi i Euronews Albania se kë preferojnë demokratët

Lapsi.al 7 October 2021
Basha apo Berisha?/ Del sondazhi i Euronews Albania se kë preferojnë

Votuesit e Partisë Demokratike preferojnë më shumë Sali Berishën sesa Lulzim Bashën. Në anketimin e muajit shtator, Euronews Albania pyeti shqiptarët se cilin prej dy udhëheqësve pëlqejnë më shumë.

65% e votuesve të PD pëlqejnë sot më shumë Berishën, ndërsa 57% preferojnë Lulzim Bashën.

Ky rezultat përmbys atë të një muaji më parë, kur ende pa shpallur vendimin për largimin e Berishës, Lulzim Basha gëzonte popullaritet në 67% të votuesve të PD, ndërsa Berisha ishte në nivelin e 56%.

Këtë trend ruajnë edhe shifrat që tregojnë popullaritetin e Berishës dhe Bashës në të gjithë popullsinë. Në muajin gusht, Lulzim Basha gëzonte popullaritet më të lartë se Berisha mes shqiptarëve.

Anketa e muajit Shtator tregon rritje të mbështetjes në popullsi për Sali Berishën, nga 19% në 29%. Ndërkohë për Lulzim Bashën mbështetja mbetet thuajse e njëjtë, nga 26% në 24% të shqiptarëve. /Euronews Albania

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Gjirokastër

Ka marrë flakë një banesë në lagjen "Manalat" në Gjirokastër pasditen e sotme. Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve....

20:14

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI