Flash

Porosia e Yuri Kim nga selia e PD: Punoni për reformën zgjedhore e territoriale

Lapsi.al 24 September 2021
Porosia e Yuri Kim nga selia e PD: Punoni për reformën zgjedhore e

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ishte sot në PD për ti përcjellë kryetarit Basha mesazhet që ka marrë nga Uashingtoni pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar. Menjëherë pas takimit ambasadorja pati një prononcim për median ku ndër të tjera nënvizoi se PD duhet të lërë pas Berishën dhe të ecë përpara për të punuar mbi reformën territoriale dhe luftën kundër korrupsionit.

"Ka shumë punë për të bërë përpara ditëve, javëve dhe muajve që kemi përpara. Është esenciale dhe e shkëlqyer që PD është rikthyer në Kuvend plotësisht. Ka gjithashtu veprime që duhen ndërmarrë për të siguruar zgjedhje më të mira herës tjetër për të trajtuar mangësitë që janë identifikuar në raportin e ODIHR. Ne presim që të ecim përpara me Shqipërinë e PD-në drejt së ardhmes. Le të ecim përpara", tha ambasadorja e amerikane.

Yuri Kim tha se SHBA është e vendosur për të vijuar luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë dhe nuk do të bëjë asnjë hap pas.

Të këshilluara

Covid, 33 jetë të humbura në Greqi

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 2046 raste të reja me COVID-19 dhe 33 viktima. Numri i të intubuarve nga sëmundja ka shkuar në 331 në vendin fqinj...

17:37

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI