Flash

Tensionet në kufirin me Serbinë/ “Protestën nuk ua ndalojmë…”- polici i Kosovës iu flet shqip protestuesve serb (VIDEO)

Lapsi.al 20 September 2021
Tensionet në kufirin me Serbinë/ “Protestën nuk ua

Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur sot në pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit, për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për tagrat. E një gjë e tillë nuk ju ka pëlqyer qytetarëve serb, të cilët kanë dalë të protestojnë duke bllokuar rrugën.

Njëri nga pjesëtaret e policisë iu është drejtuar në gjuhën shqipe protestuesve serb duke iu thënë se “Protestën nuk ua ndalon askush, mirëpo rruga duhet të lirohet”. Në një video të publikuar nga mediat në gjuhën serbe, dëgjohet pjesëtari i Policisë së Kosovës duke iu drejtuar shqip protestuesve.

“Ose vazhdoni këndej ose ktheheni mbrapa. Protestën askush nuk ua ndalon por rruga duhet mu liru. Vetëm e lironi rrugën, me protestu protestoni. Besoj që jemi të qartë”, tha ai.

Ndryshe nga sot me vendimin e Qeverisë së Kosovës, asnjë automjet me targa të Serbisë nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës.

https://www.youtube.com/watch?v=I1--wBTM4Q4

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI