Flash

Minatori i pajetë në Bulqizë, prokuroria nis hetimet, shoqërohet inxhinieri teknik dhe përgjegjësi i galerisë

Lapsi.al 20 September 2021
Minatori i pajetë në Bulqizë, prokuroria nis hetimet,

Minatori, i cili u gjet i vdekur pas 5 ditësh kërkime në një nga galeritë private të kromit në Bulqizë, është dërguar pranë familjarëve të tij për të kryer ceremoninë mortore.

Trupi i pajetë i Muharrem Plakut u gjet mbrëmjen e një nate më parë dhe më pas u dërgua në morgun e spitalit Bulqizë për të kryer autopsinë. Ndërkohë burime nga policia e Bulqizës bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat inxhinieri teknik si dhe përgjegjësi i punimeve të galerisë ku ndodhi aksidenti.

Gjithashtu mësohet se prokuroria ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë dhe të përsëritur të ndodhur në vendin tonë.

Minatori Muharrem Plaku, i cili prej 8 vitesh punonte në minierë, mbeti i bllokuar mëngjesin e së mërkurës ndërsa po punonte.

Masivi i kromit, që dyshohet se ka nisur të shkëputet nga tavani i minierës, bllokoi Plakun brenda.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/09/WhatsApp-Video-2021-09-20-at-8.36.58-AM.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI