Flash

Kosovë/ 173 raste të reja dhe 10 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Lapsi.al 19 September 2021
Kosovë/ 173 raste të reja dhe 10 viktima nga COVID-19 në 24

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të dielën janë regjistruar 10 viktima me koronavirus.

Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 173 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 5.798 mostrave.

Këto shifra nënkuptojnë se 2.9 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë.

Sipas autoriteteve 2.261 persona janë shëruar derisa mbi 9 mijë persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 158.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.899 persona kanë vdekur.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të dielën se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 591 pacientë të infektuar me koronavirus, për dallim nga 598 sa kanë qenë një ditë më parë.

Prej tyre, 49 pacientë janë në kujdes intensiv derisa 458 pacientë janë në oksigjenoterapi.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 439.723 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 727.283 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 19 shtator në orën 15:00 është vaksinuar 24 për qind e popullsisë së përgjithshme./REL

Të këshilluara

Dy të vdekur në Tiranë, bien nga lartësia

Dy persona kanë humbur jetën në Tiranë si pasojë e rënjes nga lartësia. Detaje nga policia:  •Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:00, në rrugën “Mustafa Maç...

14:50

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI