Flash

Si u gjet Davide Pecorelli, dyshime se biznesmeni italian inskenoi zhdukjen pas djegies së makinës në Shqipëri

Lapsi.al 19 September 2021
Si u gjet Davide Pecorelli, dyshime se biznesmeni italian inskenoi zhdukjen pas

Të dielën e kaluar, për herë të parë pas 8 muajsh, nga llogaria bankare e sipërmarrësit italian, Davide Pecorelli, u tërhoq një shumë parash. Fakti që dikush tërhoqi para nga një bankomat në Romë me kartën bankare të Pecorellit, shtoi dyshimet e hetuesve italianë se ai ishte gjallë dhe nuk ishte zhdukur në Shqipëri 8 muaj më parë.

Por pavarësisht dyshimeve, autoritetet nuk kishin rënë në gjurmët e tij, deri të shtunën e 18 shtatorit, kur një incident me varkë ka zbardhur misterin e zhdukjes së sipërmarrësit Italian.

Një person ka njoftuar policinë se i kishte ardhur në ndihmë Davide Pecorellit, pasi motori i varkës së tij ishte djegur në ishullin e Montecristos. Ai e ka njohur biznesmenin, pavarësisht ndryshimeve që kishte bërë në pamjen e tij të jashtme. Siç duket, fotoja e publikuar për muaj me radhë në të gjitha mediat, kishte shërbyer për diçka.

Pas kësaj, prokurorët mbërritën në ishull, ku zbuluan se bëhej fjalë për biznesmenin italian që u zhduk në Pukë, ku makina e tij u gjet e shkrumbuar nga flakët. Davide Pecorelli ishte pajisur me dokumente false dhe duket se ka inskenuar zhdukjen e tij, për arsye që pritet t’ua rrëfejë hetuesve.

Gjithsesi, sipas autoriteteve italiane, Davide Pecorelli është një njeri i lirë, pasi ndaj tij nuk rëndon asnjë akuzë, përveç mbajtjes së dokumenteve false. Edhe në rast se e ka djegur ai makinën në Pukë, ky është një krim që ka ndodhur në Shqipëri.

Teksa të gjithë presin të zbulojnë arsyet që e shtynë për të inskenuar zhdukjen e tij, Davide Pecorelli u ka thënë gazetarëve vetëm një fjali: “Duhet të kthehem te fëmijët e mi”.

Të këshilluara

Dy të vdekur në Tiranë, bien nga lartësia

Dy persona kanë humbur jetën në Tiranë si pasojë e rënjes nga lartësia. Detaje nga policia:  •Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:00, në rrugën “Mustafa Maç...

14:50

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI