Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë. Në fshatin Manati është plagosur me armë një shtetas. Paulo Ndoj 25 vjeçar ka mbetur i plagosur. Ndërkohë që policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar.
“Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xhulio Vokrri, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI
Lezhë/ Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri 25-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xh.V., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij. Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
[video width="640" height="362" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/09/oefZNKOTYvo1eOm63336_17_2f1217039c91b38d28a2d46ee7aa043f_video_360p_converted.mp4"][/video]