Flash

Kokainë, zjarrvënie, dhunë/ Policia prangos tetë persona në Tiranë

Lapsi.al 17 September 2021
Kokainë, zjarrvënie, dhunë/ Policia prangos tetë persona

Tetë persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra të ndryshme penale. Një 19-vjeçar u kap me kokainë kurse një 32-vjeçar tjetër për vjedhje.

Po ashtu në Rrogozhinë një 59-vjeçar i cili po digjte barishte u arrestua pasi zjarri doli nga kontrolli dhe shfarosi sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre.

Gjithashtu, një 29-vjeçar u prangos pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes.

Detaje nga policia: 

Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohen 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. L., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, ka hedhur në tokë një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. V., 23 vjeç, pasi ka dëmtuar mjetin e shtetasit I. O. Gjithashtu gjatë shoqërimit në komisariatin nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, duke dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. L., 57 vjeç, L. S., 37 vjeç, Xh. Sh., 28 vjeç dhe A. A., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

L. C., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Më datë 16.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin M. P., 59 vjeç, pasi në fshatin Gërmenj, Rrogozhinë, në lagjen e “Canëve”, duke djegur disa barishte në një tokë djerrë zjarri nga pakujdesia, zjarri ka marrë përmasa duke djeguar një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre.

Më datë 16.09.2021, nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin G. G., 29 vjeç, pasi në rrugën “Aleksander Kondo”, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI