Flash

Mblidhen 15 milionë USD për të klonuar një mamuth të zhdukur 4 mijë vjet më parë

Lapsi.al 14 September 2021
Mblidhen 15 milionë USD për të klonuar një mamuth të

Nuk është një tjetër kapitull i sagës së Jurassic Park, por një ide e nisur nga kompania “Colossal” e gjenetistit George Church dhe sipërmarrësit Ben Lamm. Të dy njoftuan se kanë mbledhur 15 milionë dollarë për të ringjallur mamuthët, elefantët me “pallto leshi” dhe dhëmbë të lakuar që janë zhdukur që 4 mijë vjet më parë.

Qëllimi i iniciatorëve është që "të kenë foshnjat e para 4 apo 6 vitet e ardhshme". Zbulimi i gjurmëve të ADN-së në tokën e ngrirë që po shkrihet për shkak të ngrohjes globale po i lejon shkencëtarët të rendisin dhe riprodhojnë “in vitro” kodin gjenetik të kafshës së zhdukur.

Projekti planifikon të krijojë një embrion duke hibridizuar mamuthin me elefantin aziatik. Kjo e fundit do të fekondohej dhe do të kryente shtatzëninë si një shtatzëni normale.

"Qëllimi ynë është të krijojmë një elefant rezistent ndaj të ftohtit" – tha njëri nga iniciatorët "që duket dhe sillet si një mamuth. I aftë të presë pemë dhe të jetojë në 40 gradë nën zero”.

Ekipi i tij analizoi gjenet e 23 specieve dhe po planifikon "më shumë se 50 ndryshime në kodin gjenetik të elefantit aziatik" për të shtuar karakteristikat e nevojshme që ai të mbijetojë në Arktik. Karakteristikat janë të tilla si një shtresë dhjamore izoluese, veshë më të vegjël që do të ndihmojnë hibridin të përballojë më mirë të ftohtin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Presidenti Meta dekreton qeverinë "Rama 3"

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar qeverinë “Rama 3”, dhe ia ka dërguar dekretin Kuvendit të Shqipërisë. Vendimi i kreut të shtetit vjen një ditë...

20:34

Hallall të gjitha, vetëm mos ndaloni!

Nga Astrit Patozi Me tha dikush se Sali Berisha paska shprehur mbrëmë në një dalje televizive mërzinë dhe keqardhjen e tij të thellë që Lulzim Basha ekzekut...

19:14

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI