Flash

Hallall të gjitha, vetëm mos ndaloni!

Lapsi.al 14 September 2021
Hallall të gjitha, vetëm mos ndaloni!

Nga Astrit Patozi

Me tha dikush se Sali Berisha paska shprehur mbrëmë në një dalje televizive mërzinë dhe keqardhjen e tij të thellë që Lulzim Basha ekzekutoi politikisht pa gjyq disa prej nesh në vitin 2017.

Mendoj se i ka vajtur mundi dëm, pasi disa “të lënduar” gati e kanë harruar fare atë histori, ndërsa disa të tjerë ndoshta e kanë falur “gjakun”, sepse koha bën të vetën për të gjithë. Pavarësisht, nëse ata kanë qenë bashkë apo jo atë ditë, kur kanë tërhequr këmbëzën, kjo nuk ka më asnjë vlerë, pasi ky debat e ka humbur sot fare kuptimin.

Me ne besoj janë në rregull që të dy mjafton ta vazhdojnë derisa t’i nxjerrin fundin këtë gjyqin publik se kush prej tyre ka bashkëpunuar më shumë me Edi Ramën.

Sepse nuk ka gjë më të bukur në këtë botë të sodisësh se si shpikësit dhe shfrytëzuesit më të mëdhenj të dogmës staliniste për ta hedhur gjithmonë kundërshtarin në prehrin e armikut të jenë viktima të krijesës dhe shtysës së vet më të rëndësishme për të mbijetuar në politikë.

Por një këshillë do t’jua jepja, po të ma pranonin. Janë që janë duke u përleshur se kush do të jetë mashkulli dominues i tufës, të mendojnë edhe për ndonjë gjë tjetër, kur të mbarojë lufta, sepse sikur u lodhën njerëzit 31 vjet me këtë përrallën e gatshme të tradhtisë, që përdoret pa doganë sa herë ka konflikt brenda gardhit.

Sepse është njësoj si të shohësh njerëz që ndeshen me shpata, ndërkohë që bota është në mes të luftës së yjeve. Kaq të vjetër dhe pa fantazi ngjajnë.

Të këshilluara

Dy aksidente brenda pak minutash në Durrës

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në lagjen nr.17 në Durrës. Makina me drejtues D. H. është përplasur me një motor me drejtues N. K., 36 vjeç, i cil...

18:33

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI