Flash

Vrasja e 23-vjeçares në Fier nga ish-burri/ Flet nëna: E qëlloi pas shpine me bukë në gojë

Lapsi.al 13 September 2021
Vrasja e 23-vjeçares në Fier nga ish-burri/ Flet nëna: E

Prindërit e Sabrina Bengajt kanë treguar detaje lidhur me vrasjen e të bijës në shtëpinë e tyre. Nena e Sabrinës, Valentina ka rrëfyer momentin kur Elton Metaj i vrau vajzën në banesë, mbrëmjen e së premtes. Nëna e të resë tregon se të gjithë si familje kishin marrë masa që të renë mos ta linin kurrë vetëm dhe e shoqëronin atë sa herë që dilte nga puna, por tragjedia u ndodhi në shtëpi. Gruaja shpjegon se të premten vajza ndodhej në punë e sapo ishte kthyer dhe ishte ulur për të ngrënë bukë. Ndërkohë, ish-bashkëshorti i saj, Elton Bengaj, u fut në shtëpi me kallash në dorë dhe shkaktoi terror.

Fillimisht sipas nënës së vajzës Bengaj ka kërkuar të vëllain e Sabrinës, Armandon, por menjëherë në këtë rast ka reaguar Sabrina, i cila i ka thënë ish-të shoqit, se “nuk ke punë me të shtëpisë, por me mua”. Më tej, gruaja rrëfen se sapo vajza ka kthyer kurrizin, ish i shoqi e ka qëlluar me breshëri plumbash.

“Po shkonte ora 10:20 vajza punonte, kur ishte turni i dytë unë dilja sepse ia kisha frikën atij njeriu. Kur isha ulur te karrigia më dukej nga frika…se ka bërë terror vjet në shtëpinë tonë. Unë e kuptova direkt, vajzën e prita po hante bukë, ishte me bukë në gojë. Unë po vazhdoja punët. Sa e pashë që do hapte derën e jashtme, kur ai e hapi derën, thashë mos ky do jetë Eltoni. Kur e hapi derën ishte me kallash. Unë vura kujën dhe me atë qetësinë time iu afrova dhe i thashë, e mora me të mirë: të lutem i thashë, ishe 10 muaj në burg, merre armën dhe ik pa të parë njeri, e ke bërë njëherë këtë terror. Ku është ajo më tha. Vajzën tjetër e kisha në dhomë edhe nusen. Del nusja dhe më thotë ma çfarë është. Doli vajza me bukë dhe pjatë në dorë, i vuri automatikun. Vajza i tha mos e godit atë se është shtatzënë, për nusen. Nxirrni Armandon tha për çunin, sa ktheu kurrizin çupa ai e goditi,” shprehet ajo.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/09/WhatsApp-Video-2021-09-13-at-11.45.47-AM-1-1.mp4"][/video]

Babai i Sabrinës tha se ish-dhëndri e kishte rrëmbyer që të vogël dhe pa dëshirën e tij vajzën, dhe pas shumë vitesh e kishte tradhtuar. Ndaj vajza sipas tij kishte kërkuar të largohej nga ajo banesë, por ish-burri e kishte kërcënuar me armë. Ndaj edhe për këtë arsye ai kishte përfunduar në burg, por më pas kishte dalë i lirë për shkak të një raporti mjekësor. Babai i viktimës bën fajtor prokurorin e çështjes por edhe mjekët që firmosen raportit.

Vrasja ndodhi në një fshat të Fierit, brenda banesës së babait të 23-vjeçarës së ndjerë, e cila kishte një urdhër-mbrojtje dhe ishte në proces divorci me bashkëshortin që i mori jetën. Të dy ishin prindër të një vajze 3-vjeçare.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI