Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

SHBA-ja do dërgojë mbi gjysmë milion doza Pfizer në Kosovë

Lapsi.al 3 September 2021
SHBA-ja do dërgojë mbi gjysmë milion doza Pfizer në

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në Kosovë mbi gjysmë milioni doza të vaksinës kundër koronavirusit të Pfizer, teksa vendi po përballet me rritje të rasteve të reja dhe vdekjeve nga koronavirusi.

Shtëpia e Bardhë tha për Radion Evropa e Lirë se 503,100 doza do t’i dorëzohen Kosovës duke filluar nga 3 shtatori. Ky donacion do të vijë në Kosovë përmes programit COVAX gjatë kësaj fundjave.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar që të sjellin të njëjtën urgjencë në përpjekjet ndërkombëtare për vaksinim siç ne e kemi demonstruar në SHBA dhe ne po punojmë që të sjellim sa më shpejt që të jetë e mundur në Kosovë vaksina të sigurta dhe efektive”, tha Shtëpia e Bardhë.

Më 20 gusht, në Kosovë arritën 35,000 doza të Pfizer, donacion nga SHBA-ja.

“Ky është një moment unik në histori dhe kërkon lidership amerikan. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të krijuar një botë më të sigurt kundër kërcënimit ndaj kësaj sëmundjeje ngjitëse”, tha Shtëpia e Bardhë në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë.

Javëve të fundit, Kosova ka regjistruar rritje të numrit të rasteve të reja dhe vdekjeve. Vetëm gjatë 3 shtatorit, në Kosovë u regjistruan edhe 26 vdekje të reja dhe mbi 1,400 viktima.

Gjatë kësaj jave, autoritetet shtetërore në Kosovë njoftuan se kanë hequr nga përdorimi mbi 133.000 doza të vaksinës së AstraZenecas, pasi të njëjtave u kishte dalë afati. Në Kosovë, qytetarët kanë shprehur hezitim për ta marrë këtë vaksinë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më 3 shtator, në Kosovë janë adminsitruar 882,718 doza të vaksinës, ku 298,445 persona janë vaksinuar me dy dozat.

Qytetarët në Kosovë kanë të drejtë të zgjedhin nëse duan të vaksinohen me vaksinën e Pfizerit apo të AstraZenecas./REL

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI