Flash

Rriten frikshëm shifrat, mbi 1 mijë raste të reja me Covid në Shqipëri, 3 jetë të humbura (Harta)

Lapsi.al 31 August 2021
Rriten frikshëm shifrat, mbi 1 mijë raste të reja me Covid

Rastet e reja me COVID në vendin tonë kanë pësuar sërish rritje gjatë 24 orëve të fundit. Nga 7,256 testime të kryera në total janë konfirmuar pozitivë 1054 qytetarë. Ndërkohë kanë ndërruar jetë tre pacientë, konkretisht një qytetare 78 vjeç nga Kavaja, një qytetare 79 vjeç nga Tirana dhe një qytetare 87 vjeç nga Vlora.

Aktualisht janë 10,088 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,801 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 303 raste në Tiranë, 157 raste në Shkodër, 60 raste në Durrës, 47 raste në Vlorë, 42 raste në Lezhë, 38 raste në Kavajë, 31 raste në Kurbin, 26 raste në Lushnje, Elbasan, 24 raste në Korçë, 22 raste në Fier, Sarandë, 21 raste në Berat, 17 raste në Gjirokastër, 15 raste Malësi e Madhe, Krujë, 13 raste në Kamëz, Bulqizë, 12 raste në Rrogozhinë, Mat, 11 raste në Peqin, 10 raste në Kukës, 8 raste në Dibër, Divjakë, 7 raste në Himarë, Pogradec, Kuçovë, Prrenjas, 6 raste Vau i Dejës, Patos, Tepelenë, Cërrik, 5 raste në Memaliaj, Dimal, Librazhd, 4 raste në Has, Tropojë, Përmet, Gramsh, 3 raste në Shijak, Konispol, 2 raste në Mirditë, Vorë, 1 rast në Pukë, Fushë-Arrëz, Mallakastër, Selenicë, Këlcyrë, Devoll, Skrapar, Poliçan.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Statistika (31 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 1054

Të shëruar në 24 orë 469

Të shtruar në spitale 96

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 7,256

Testime totale 1,047,380

Raste pozitive 146,387

Raste të shëruara 133,801

Raste Aktive 10,088

Humbje jete 2,498

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,638

Shkodër 1,789

Vlorë 908

Durrës 778

Fier 695

Lezhë 567

Elbasan 497

Berat 352

Gjirokastër 281

Korçë 254

Dibër 169

Kukës 160

Të këshilluara

Tjetër tërmet në Greqi

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në Greqi. Sipas ekzaminimit paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Athinës epiqendra u regjistrua 22 kilometra në ju...

16:10

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI