Flash

Do korruptonte policin për të kaluar kufirin, i riu nga Senegali e pëson në Qafë-Thanë

Lapsi.al 31 August 2021
Do korruptonte policin për të kaluar kufirin, i riu nga Senegali e

Policia Kufitare e Qafë Thanës godet një rast të mitdhënies. Procedohet penalisht një 22-vjeçar, i cili tentoi të korruptojë punonjësit e policisë kufitare.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë përpunimit të dokumentacionit të qytetarëve, kanë konstatuar se shtetasi D. I., 22 vjeç, banues në Senegal, në brendësi të pasaportës së tij kishte vendosur një kartëmonedhë 50 euro, me qëllim për ta lejuar të kalonte kufirin në drejtim të Shqipërisë, pa vizë.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për shtetasin D. I., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Shëngjin, mbytet pushuesi nga Kosova

Një i moshuar nga Kosova ka gjetur vdekjen në Shëngjin, teksa ishte me pushime. Mësohet se ai është mbytur në det.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:25....

18:44

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI