Flash

Mbërrin një tjetër avion me afganë në aeroportin e Rinasit

Lapsi.al 27 August 2021
Mbërrin një tjetër avion me afganë në aeroportin e

Mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit ka mbërritur grupi i dytë i afganëve. Ministria e Jashtme njoftoi se janë 2 avionë që janë nisur drejt Shqipërisë. I pari u ul pak para mesnatës ndërsa avioni i dytë pritet rreth orës 01.00.

Në avionin e parë të nisur nga Kabuli ishin 95 pasagjerë, 2 prej të cilëve foshnja. Ata u pritën nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Refugjatët afganë do u nënshtrohen testeve dhe kontrolleve mjekësore në aeroport përpara se të nisen me autobusë drejt qyteteve apo strukturave ku do të akomodohen në vendin tonë.

Grupi i dytë i afganëve pritet të strehohet në Qytetin Studenti.

Një ditë më parë në Shqipëri mbërriti grupi i parë prej 121 afganësh që janë akomoduar në një nga hotelet e Durrësit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI