60 të vrarë dhe mbi 140 të plagosur. Është ky bilanci i 2 sulmeve terroriste të njëpasnjëshme pranë aeroportit të Kabulit këtë të enjte. BBC shkruan se bëhet fjalë për 2 kamikazë që u futën në turmën që qëndron pranë aeroportit të Kabulit të cilët kërkojnë të largohen nga vendi.
Sulmi mendohet se u organizua nga grupi ekstremistë ISIS-K, një degë radikale e Shtetit Islamik që ka përplasje edhe me talebanët kohët e fundit.
LEXO EDHE: ISIS-K/ Cili është grupi i ri terrorist që vrau 60 persona sot në Kabul
BBC shkruan se 11 nga viktimat janë ushtarë amerikanë që po përpiqen të ruajnë sigurinë e aeroportit për evakuimet ndërsa 1 është një mjek i marinsave SEAL. Mes viktimave dhe të plagosurve ka edhe shumë fëmijë.
Një përkthyes afgan që ka punuar me forcat amerikane ishte dëshmitar i bombardimit në aeroportin e Kabulit. Ai i tha CBS ndihmoi një vajzë të vogël të plagosur, por për fat të keq ajo humbi jetën në krahët e tij.
"Shkova atje sapo pashë njerëz të lënduar dhe njerëz që ishin shtrirë në tokë. Pashë një fëmijë atje, shkova tek ajo dhe e mora në krahë dhe u nisa për në spital. E çova atje, por kur mbërritëm ajo kishte vdekur në duart e mia. Më është thyer zemra. Ajo që po ndodh tani është e tmerrshme. I gjithë ky vend është shpërbërë” – tha ai. ©LAPSI.al





