Bardhi Proda është shoferi i furgonit, që u përplas sot me një fouristradë dhe për pasojë ai ka humbur jetën, së bashku me katër pasagjerë. Aksidenti i rëndë ndodhi në Qafë-Muzinë, aty ku furgoni përfundoi 30 metra në greminë pas përplasjes me fuoristradën qe drejotohej nga nje femer.
Njoftimi i policisë: Gjirokastër/Informacion paraprak.
Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P. Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/08/WhatsApp-Video-2021-08-26-at-5.09.23-PM.mp4"][/video]
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/08/WhatsApp-Video-2021-08-26-at-4.42.39-PM.mp4"][/video]