Abdul Rahman al-Loëgari është një nga kamikazët që hodhi veten në erë këtë të enjte në aeroportin e Kabulit duke vrarë mbi 60 persona dhe plagosur mbi 140 të tjerë. Në një video të publikuar nga Shteti Islamik në rrjetet sociale akuzohen talebanët po bashkëpunojnë tani me amerikanët.
“Talibanët janë në një aleancë me SHBA për të mbrojtur spiunët. Ne arritëm të shmangim sigurinë e vendosur nga trupat amerikane dhe milicitë talebane në Kabul dhe të afrohemi 5 metra nga trupat amerikane", - thuhet në tekstin e agjencisë së lajmeve Amaq e cila raporton lajmet e Shtetit Islamik. ©LAPSI.al