Flash

Sërish aksident me vdekje/ Humb jetën një tjetër këmbësor në Elbasan

Lapsi.al 17 August 2021
Sërish aksident me vdekje/ Humb jetën një tjetër

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në rrugët e vendit. Pas përplasjes së këmbësores 50-vjeçare në Tiranë, një tjetër këmbësor ka humbur jetën tragjikisht në rrugën Elbasan-Peqin.

Policia njofton se është përplasur për vdekje 70-vjeçari I.H., nga një mjet tip “Mazda”, që drejtohej nga shtetasi S.H., 61 vjeç.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, rreth orës 20:50, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh, shtetasi S.H., 61 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Mazda”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I.H., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Paulesh, i cili ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI