Flash

Shpërthimet në Dropull, Ministria e Mbrojtjes: Nuk dihet ende nëse ishin granata apo bombola gazi

Lapsi.al 12 August 2021
Shpërthimet në Dropull, Ministria e Mbrojtjes: Nuk dihet ende

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje për situatën e zjarreve në vend. Ministria njofton se ka vatra aktive në Kolonjë, Pukë, Tiranë, Peqin dhe Berat, por asnjëra prej tyre nuk përbën rrezik të lartë.

Sa i përket shpërthimeve në bashkinë Dropull, ende nuk janë konfirmuar nëse mund të kenë qenë granata të Luftës së Dytë Botërore apo bombola gazi në një grumbull mbeturinash.

"Është nën kontroll zjarri në fshatin Radat. Sipas informacioneve nga emergjencat civile të bashkisë Dropull i Poshtëm në vendgjarje ka mbërritur Zjarrfikësja e Bashkisë Gjirokaster dhe strukturat e ushtrisë. Përsa i përket shpërthimeve ende nuk janë konfirmuar nëse mudn të kenë qenë granata të Luftës së Dytë Botërore apo bombola gazi në një grumbull mbeturinash. Nuk ka rrezik për banesa. Ka një vatër zjarri në mes të shpatit të malit, ku po ndërhyjnë forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëset" thuhet në njoftimin e ministrisë.

Të këshilluara

Zjarr në Goricë të Beratit

Një tjetër zjarr është regjistruar pak minuta më parë në Berat. Zjarri ka rënë në kurorën me pisha në malin Partizan,që shtrihet mbi lagjen "Goricë". Menjëhe...

21:26

Shkrumbohet magazina në Lushnje

Zjarri ka shkrumbuar një magazinë në Zhymë të Lushnjës. Shërbimi i zjarrfikëseve në Lushnjë ka ndërhyrë dhe ka bërë të mundur mos-përhapjen e zjarrit në bizn...

19:14

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI