Flash

PD sulmon të dorëhequrit e Korçës, Salianji: Nuk ishin mësuar me sakrificat!

Lapsi.al 12 August 2021
PD sulmon të dorëhequrit e Korçës, Salianji: Nuk ishin

Edhe pse pritej zgjedhja e kupolës së re drejtuesi, lajmi i vetëm që prodhoi selia blu në muajin gusht ishin dorëheqjet e njëpasnjëshme në degën e Korçës.

Nga 146 seksione, në 15 prej tyre ka pasur dorëheqje duke detyruar partinë më të madhe në opozitë të riniste punën për ristrukturimin e kësaj dege. Shkak për këtë valë largimesh janë bërë pakënaqësitë për krye demokratin Basha, i cili akuzohet për kthimin e PD në parti klienteliste, por deptueti Ervin Salianji ka një tjetër arsyetim për dorëheqjet.

Salianji: Shumë njerëz nuk janë mësuar dot me sakrificën, shumë të tjerë janë ‘demokratë pushteti’ dhe nuk janë dot demokratë sakricash dhe opozite. Ne duhet të qartësohemi nëse kemi kundërshtar Niko Peleshin apo kemi kundërshtar ndonjë nëpër lagje? A kemi kundërshtar ne Partinë Socialiste dhe Rilindjen që në mënyrë të përsëritur godet mundin dhe sakrificën e gjithë qytetarëve, por duke nisur nga demokratët? Pa diskutim që rruga e cila duhet zgjedhur dhe zgjidhet është të ulemi dhe të flasim me njëri-tjetrin. Sepse cila është kërkesa? Të dëmtohet PD në opozitë?

Thuajse 1/3 e kryesisë së degës së PD në Korçë ka dhënë dorëheqjen ndërsa pak ditë më parë numri i largimeve u rrit. Deri në muajin shtator është vendosur që kjo degë të drejtohet në një periudhë tranzitore nga 3 nënkryetarët e saj.

Të këshilluara

Shkrumbohet magazina në Lushnje

Zjarri ka shkrumbuar një magazinë në Zhymë të Lushnjës. Shërbimi i zjarrfikëseve në Lushnjë ka ndërhyrë dhe ka bërë të mundur mos-përhapjen e zjarrit në bizn...

19:14

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

Me sytë katër

PAPARAZZI