Flash

Zvicër/ Shqiptari mbytet në lumë pasi po përpiqej t’i shpëtonte policisë

Lapsi.al 11 August 2021
Zvicër/ Shqiptari mbytet në lumë pasi po përpiqej t’i

Në Bellinzona të Zvicrës, kryeqytetin e Kantonit Ticino një i ri është mbytur duke ikur nga policia, të mërkurën në mëngjes. Shqiptaei po ikte nga policët kantonalë pasi ata e kishin zënë në flagrancë, në një vjedhje.

Sipas autoriteteve, 28-vjeçari ishte i pastrehë.

Policët fillimisht e kishin humbur nga pamja personin në fjalë pasi që në orën 7.30 të mëngjesit kishin marrë raportin për një sulm, transmeton albinfo.ch. Vetëm pak kohë më vonë, ai u pa sërish. Kësaj radhe, në një pikë karburanti. Kur policët arritën atje, ai iku prej tyre drejt lumit Ticino. Ai është hedhur nga bregu dhe më pas u mor nga rryma.

Rreth dy orë e gjysmë më vonë, një trup i pajetë është gjetur pranë një ure mbi lumin Fiume Ticino në rrethin Galbisio, transmeton albinfo.ch.

Autoritetet vërtetuan përmes identifikimit se bëhej fjalë për personin në kërkim. Kosovari 28-vjeçar ishte regjistruar si refugjate dhe kohët e fundit ishte i pastrehë. Ai ishte i njohur për autoritetet pasi më parë i ishte ndaluar hyrja në Zvicër.

Të këshilluara

Zjarr në Berat

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Veterrik në Berat. Zjarri është shfaqur në shkurret buzë tokave bujqësore dhe është përhapur me shpejtësi, duke rr...

20:00

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI