Flash

Covid-19/ Asnjë humbje jete, 284 raste të reja në 24 orët e fundit

Lapsi.al 11 August 2021
Covid-19/ Asnjë humbje jete, 284 raste të reja në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 4,201 testime kanë rezultuar 284 raste të reja me COVID-19, teksa nuk ka asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,201 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 284 qytetarë, në këto bashki: 79 raste në Tiranë, 24 raste në Shkodër, 22 raste në Lezhë, 13 raste në Durrës, Fier, 12 raste në Krujë, Kamëz, Kavajë, 11 raste në Korçë, Elbasan,10 raste në Vlorë, 8 raste në Lushnje, 6 raste Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, 5 raste në Mat, 3 raste në Mirditë, Himarë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, 2 raste në Sarandë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Kukës, Has, Kurbin, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër, Konispol, Memaliaj, Devoll, Berat.

Aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 34 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,503 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 284

Të shëruar në 24 orë 33

Të shtruar në spitale 33

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 4201

Testime totale 942,728

Raste pozitive 134,487

Raste të shëruara 130,503

Raste Aktive 1,524

Humbje jete 2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 543

Shkodër 223

Vlorë 150

Elbasan 134

Fier 140

Lezhë 86

Durrës 83

Berat 48

Kukës 31

Gjirokastër 28

Korçë 36

Dibër 13

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI