Flash

Shanë futbollistët anglezë me ngjyrë që humbën penalltinë në finale. 11 vetë përfundojnë në burg si racistë

Lapsi.al 5 August 2021
Shanë futbollistët anglezë me ngjyrë që humbën

Plot 11 persona janë arrestuar në lidhje me ofendimet e rënda raciste ndaj tre futbollistëve anglezë që humbën penalltitë në finalen e Europianit.

Pas finales së madhe të 11 korrikut nërrjetet sociale nisën ofendimet ndaj Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka. Tre lojtarët dështuan të mposhtin Gigio Donnarumman nga pika e bardhë, dhe u cilësuan fajtorët kryesorë nga një pjesë e tifozëve. Tre lojtarët me ngjyre te Anglisë u “kryqëzuan” nga tifozët, veprime që u dënuan nga trajneri Gareth Southgate dhe autoritetet më të larta shtetërore të Britanisë së Madhe. BBC shkruan se policia mori 600 raporte të komenteve raciste dërguar lojtarëve me ngjyrë të Anglisë pas humbjes së finales, teksa gjykoi se 207 prej tyre konsideroheshin komente kriminale. Nga këto, 123 u postuan nga njerëz jashtë Anglisë, ndërsa 34 vinin nga tifozët vendas.

Policia tha se njerëzit që mendojnë se mund të fshihen pas llogarive të mediave sociale “duhet të mendohen mirë”, teksa 11 persona janë arrestuar në lidhje me ofendimet e rënda ndaj tre futbollistëve.

Të këshilluara

“Delta”, mutacioni i të rinjve

Spitalet amerikane janë në kaos, jo vetëm për shkak të personave të pavaksinuar, por edhe për shkak të pacientëve të rinj me simptoma të rënda. Ekspertët kanë t...

16:56

Vatër zjarri edhe në Korçë

Në afërsi të fshatit Vithkuq mësohet të ketë rënë zjarr. Vatra ka përfshirë shkurre dhe pisha në afërsi të manastirit. Në vendin e ngjarjes janë nisur zjarrf...

16:39

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI