Flash

10 qytetet shqiptare ku tashmë ka ardhur varianti 'Delta' i Covid 19

Lapsi.al 26 July 2021
10 qytetet shqiptare ku tashmë ka ardhur varianti 'Delta' i Covid

Varianti Deltan qarkullon gjerësisht në Shqipëri që prej 1 Qershorit. Përgjigjia e mostrave të marra nga ISHP i përkasin pikërisht periudhës nga 1 Qershori deri në 12 Korrik në 10 qarqe.

“Përsa i përket variantit Delta, dyshimi ynë është tashmë konfirmuar. Ne kemi përdorur kite dhe reagentë avangardë. Ky është një proces që është pjesë e punës së ISHP. U dërguan 21 mostra klinike të cilat kanë rezultuar pozitivë. Janë mostra që i kemi vënë mënjanë për periudhën 1 Qershor – 12 Korrik. E rëndësishme është që në këto mostra kemi gjetur në qytete si Tiranë, Elbasan, Kavajë, Peqini, Gjirokastra, Vlora, Shkodra, Lezha, Korça, Mati”.

Mes të prekurve me variantin Delta janë edhe turistë të huaj të vaksinuar me Pfizer, AstraZeneca dhe Coronavac. Pavarësisht qarkullimit të gjerë të variantit Delta, të shtruarit në Spitalin Infektiv nuk e kanë kaluar Covid dhe nuk kanë kryer vaksinën. Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ka ndryshuar masat anti-Covid. Në vijim do shihet edhe se si do rifillojë shkolla në Shtator. Ora policore do të vijojë të qëndrojë nga ora 24:00 deri në 06:00 të mëngjesit, ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 23:00 të mbrëmjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI