Flash

Vrasja e të riut shqiptar në Itali, arrestohet një tjetër shqiptar

Lapsi.al 26 July 2021
Vrasja e të riut shqiptar në Itali, arrestohet një tjetër

Është arrestuar në Genova i dyshuari si përgjegjës për vdekjen e një të riu shqiptar në Romë. Ai vdiq në spital pas plagosjes në një shesh të kryeqytetit italian. Edhe i arrestuari me dyshimin si përgjegjës për krimin është shqiptar, 19 vjeç, me leje qëndrimi të rregullt në Itali dhe pa precedentë.

Sipas zbardhjes së incidentit nga policia, ata u grindën për arsye të paqarta. Grindja u kthye në sherr me mbërritjen e katër shqiptarëve të tjerë dhe në sherr e sipër 26-vjeçari u godit me thikë në shpinë nga njëri prej katër të ardhurve.

Personi i dyshuar si përgjegjës për vrasjen e të riu, ndoshta duke ndier se po i ngushtohej rrethi, u dorëzua dje pasdite te karabinierët në Genova, që së bashku me policinë e Genovas e të Romës e vuri në arrest me akuzën e vrasjes.

Pas sherrit, të gjithë të rinjtë ishin fshehur. Policia i gjurmoi falë dëshmive dhe videove, duke gjetur katër nga pesë pjesëmarrësit. Dy janë denoncuar për sherr të rëndë. Me sa duket kjo bëri që edhe 19-vjeçari të dorëzohej vetë.

Të këshilluara

Shmanget tragjedia në Golem

Po laheshin në det, por aventura e dy vajzave nga Elbasani mund të ishte kthyer në tragjedi ditën e sotme në plazhin e Golemit. Dy vajzat, njëra 10 vjeçe dhe...

20:00

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI