Flash

VIDEO/ Lamborghini dhe BMW-ja garë me 225 km/h në Fier-Vlorë, nuk i ndalen as policisë

Lapsi.al 20 July 2021
VIDEO/ Lamborghini dhe BMW-ja garë me 225 km/h në Fier-Vlorë, nuk

Policia gjobiti me 288 mijë lekë dy drejtues makinash që lëviznin me shpejtësi skëterrë në rrugën Fier-Vlorë.

Pamjet e publikuara nga policia tregojnë dy makina tip “Lamborghini” dhe “BMW” që i afrohen vendqëndrimit të patrullës me shpejtësi 225 kilometra në orë.

Makinat drejtoheshin nga persona me origjinë nga Kosova dhe rezidencë në Zvicër, të cilët nuk iu bindën as urdhrit për t’u ndaluar.

Sidoqoftë ata u ndaluan në qytetin e Vlorës nga punonjës të tjerë policie dhe u gjobitën 168 mijë lekë drejtuesi i “Lamborghini”-t dhe 120 mijë lekë drejtuesi i BMW-së.

I.B (40 vjeç) e drejtonte makinën “Lamborghini” pa targa, ndërsa M.N (36 vjeç) e ngiste makinën “BMW” pas tij ngjashëm me shpejtësi duke dhënë të mendohet se të dy po garonin bashkë.

Rruga Fier-Vlorë, e ndërtuar vitet e fundit sipas standardeve evropiane me korsi të gjera dhe trafikndarëse të larta ka si kufi shpejtësie 110 kilometrat në orë. Ajo është kthyer kohët e fundit në problem serioz pasi shumë drejtues makinash udhëtojnë me shpejtësi tej normave.

Më 25 qershor në një pjesë të kësaj rruge humbi tragjikisht jetën familja Gushi – dy prindërit Eduart e Silvana dhe vajzat Anastasia (14 vjeçe) dhe Eva (9 vjeçe).

Për shkak të kësaj tragjedie policia dhe bilancit prej 90 viktimash në 5 muaj, policia ka shtuar kontrollet ndërsa pak muaj më parë u miratua dhe ashpërsimi i Kodit Rrugor me gjoba edhe më të rënda për tejkalimin e shpejtësisë.

Të këshilluara

Aksident i trefishtë në Librazhd

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në Librazhd, në vendin e quajtur Çezma e Miftarit. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur persona të plagosur rëndë, por ...

19:01

Tiranë, merr flakë makina te "Shqiponja"

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në kryeqytet. Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të plagosur, ndërsa makina është shkrumbuar e gjitha...

20:41

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI