Flash

Franca dhe Zvicra ndryshojnë rregullat për udhëtimet nga Shqipëria

Lapsi.al 20 July 2021
Franca dhe Zvicra ndryshojnë rregullat për udhëtimet nga

Aeroporti i Rinasit nëpërmjet një statusi në rrjete sociale ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë udhëtarët.

TIA (Tirana International Airport) thekson se pasagjerët që duan të udhëtojnë drejt Francës dhe Zvicrës duhet të jetë të vaksinuar me vaksinat e certifikuara nga EMA, më konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Në të kundërt, TIA njofton se pasagjerët duhet të paraqesin vetëm rezultatin e PCR negative, të kryer në më pak se 72 orë para nisjes.

Njoftimi i plotë i TIA-s

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Francë dhe Zvicër ( Përditësim) 

Nga sot, për hyrjen në territorin e Francës dhe Zvicrës, për një udhëtar që vjen nga Shqipëria:

Nëse udhëtari me pasaportë shqiptare është i vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA ( Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë lirisht në të dyja shtetet.

Nëse nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë vetëm rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) ose ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 72 orë para nisjes.

 

Të këshilluara

Tiranë, merr flakë makina te "Shqiponja"

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në kryeqytet. Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të plagosur, ndërsa makina është shkrumbuar e gjitha...

20:41

Tërmet në Greqi

Një tërmet me magnitutë 4.1 ndodhi pak pas orës 08:00 të mëngjesit të së martës në Teba të Greqisë. Sipas Institutit Gjeodinamik tërmeti kishte një thellësi ...

18:57

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI