Flash

Tenderi i uniformave/ SPAK u ofron 2 të arrestuarve statusin e bashkëpunëtorit

Lapsi.al 20 July 2021
Tenderi i uniformave/ SPAK u ofron 2 të arrestuarve statusin e

Pas arrestimit të 11 zyrtarëve të ministrisë së Brendshme në lidhje me tenderin për uniformat e policisë, hetuesit po përpiqen të kthejë në bashkëpunëtorë disa nga zyrtarët e arrestuar.

Sipas ABC që citon burime nga organi i akuzës, të paktën 2 nga të arrestuarit që kanë pasur edhe rol kryesor në tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë iu është ofruar statusi i bashkëpunëtorit për të treguar më shumë detaje nëse ka zyrtarë të tjerë të përfshirë.

Nuk dihet nëse këto përpjekje kanë dhënë rezultat, ndërkohë që prokuroria ka në hetim çështjen nën dyshimin se ka përgjegjës të tjerë në favorizimin që i është bërë kompanisë fituese.

Sipas SPAK rezulton se zyrtarët kanë shkelur rregullat e prokurimit publik dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë favorizuar në mënyrë të padrejtë në kualifikimin e operatorit fitues në tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë.

Të këshilluara

Tërmet në Greqi

Një tërmet me magnitutë 4.1 ndodhi pak pas orës 08:00 të mëngjesit të së martës në Teba të Greqisë. Sipas Institutit Gjeodinamik tërmeti kishte një thellësi ...

18:57

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI