Flash

Dhunuan gjyqtarin brenda gjykatës, arrestohen tre vëllezërit

Lapsi.al 16 July 2021
Dhunuan gjyqtarin brenda gjykatës, arrestohen tre vëllezërit

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 vëllezër, që gjatë ditës së djeshme kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike në drejtim të gjyqtarit Arqile Basho, pasi ky i fundit dha një vendim kundër tyre.

Personat e arrestuar janë Myslim Myslimi 60 vjeç, Fatosh Myslimi 62 vjeç dhe vëllai i tretë Elmaz Myslimi 64 vjeç.

Të tre ata kundërshtuan vendimin e dhënë nga Basho dhe e ndoqën atë në ambientet e jashtme të Gjykatës së Vlorës.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit M. M., 60 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe E. M., 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë, shtetasin A. B., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë", njofton Policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI