Flash

PD e kënaqur me rezultatin në Elbasan/ PS fitoi 9 deputetë

Lapsi.al 16 July 2021
PD e kënaqur me rezultatin në Elbasan/ PS fitoi 9 deputetë

Në Kryesinë e Partisë Demokratike u paraqit një raport-analizë për rezultatin e zgjedhjeve, ku binte në sy një ndarje e qarqeve në bazë të realizimit të objektivave. Tre qarqet që kishin arritur projeksionin maksimal ishin Dibra, Kukësi dhe Elbasani.

E habitshme është se në qarkun e fundit, në Elbasan, të dyja forcat politike pretendojnë se i kanë arritur objektivat maksimalë. PD  fitoi 5 mandate, ndërsa Partia Socialiste fitoi 9 mandate.

Diferenca mes dy partive është e dukshme, megjithatë rëndësi ka që të dyja palët të jenë të kënaqura.

Rezultati i zgjedhjeve

LSI 6.766 4.46%

PD 56.417 37.16% 5 mandate

PS 83.834 55.15% 9 mandate

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI