Flash

Reporterët pa Kufi: Arrogancë pushteti e Ramës zgjedhja e kreut të AMA-s

Lapsi.al 13 July 2021
Reporterët pa Kufi: Arrogancë pushteti e Ramës zgjedhja e kreut

Një nga organizatat më të mëdha të lirisë së shtypit në botë, Reporterët pa Kufi, dënoi zgjedhjen e Armela Krasniqit si kryetare e bordit të AMA javën e kaluar, duke e konsideruar këtë zgjedhje “një demonstrim arrogant” i pushtetit.

Rama lë në duart e ish-zëdhënëses së PS kamxhikun e portaleve, AMA-n 

Reporterët pa Kufi e cilësuan zgjedhjen e Krasniqit në krye të AMA-s një kërcënim të lirisë së shtypit.

“Deputetët e partisë së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama zgjodhën ish-zëdhënësen e tij si kryetare të rregullatorit të medias,” shkruhet në deklaratë, ku theksohet se një institucion i tillë duhet të jetë i pavarur.

“@RSF_inter e dënon këtë demonstrim arrogant të pushtetit që kërcënon lirinë e shtypit,” vijon më tej deklarata.

Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi më 7 korrik Armela Krasniqin si krytare të bordit të Autoritetit të Medias Audiovizive, pavarësisht kërkesave të hapura të Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar për të mos e bërë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Orët e para të ditës së sotme do të jenë të kthjellëta. Mesdita pritet të bëjë të dukshme vranësirat në zonat përgjatë kufirit lindor të vendit, por mundësia pë...

10:02

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI