Flash

Rama nxjerr Xhaçkën të mbrojë ambasadorin Soreca: Më vjen keq për akuzat e shpifura ndaj tij

Lapsi.al 13 July 2021
Rama nxjerr Xhaçkën të mbrojë ambasadorin Soreca: Më

Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka këtë të martë ka reaguar në lidhje me padinë e bërë një ditë më parë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar bëri në SPAK ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Xhaçka përmes një postimi në rrjetin social Tëitter shkruan se ambasadori Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve për integrimin dhe që nuk hezito të kritikojë qeverinë për gabimet.

Ndër të tjera ajo thekson se ambasadori i BE a shkuar përtej thirrjes së detyrës për të ndihmuar shqiptarët në pasojat e tërmetit 2019 dhe në trajtimin e pandemisë COVID19 dhe pasojave të saj.

“Një mik i vërtetë që ka mbështetur ?? integrimin, ndërsa nuk heziton kurrë të kritikojë qeverinë dhe politikën për gabimet e tyre. Më vjen keq për akuzat e shpifura ndaj tij. Sigurisht që Ambasadori Soreca gëzon respektin dhe mbështetjen e shumicës së popullit shqiptar.

Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një mik që ka shkuar përtej thirrjes së detyrës për të ndihmuar shqiptarët në pasojat e tërmetit 2019 dhe në trajtimin e pandemisë COVID19 dhe pasojave të saj”, shkruan Xhaçka

Të këshilluara

Herësi vdiq, por mbreti mund të ngjallet

Nga Astrit Patozi Tani që vendimi i Gjykatës Kushtetuese u zbardh, nuk ka më asnjë dyshim se herësi i Damianit është përmbysur dhe ky është një lajm i mirë ...

20:06

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI