Flash

KQZ certifikon në parim rezultatin e zgjedhjeve, shpërndahen mandatet për 140 deputetët e rinj të Kuvendit

Lapsi.al 13 July 2021
KQZ certifikon në parim rezultatin e zgjedhjeve, shpërndahen mandatet

Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i ka vënë kapak përfundimisht procesit zgjedhor të 25 prillit, duke certifikuar rezultatin. Komisioni ka miratuar në parim rezultatin e saktë dhe shpërndarjen e mandateve për 140 deputetët e ardhshëm. Aktualisht është duke u miratuar nen për nen i gjithë akti. Në parim projekt- vendimi është miratuar me 3 vota pro dhe 2 kundër.

Në 25 prill, Partia Socialiste ka marrë 74 mandate, PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate. Opozita ka kërkuar që këto zgjedhje të shpallen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e tyre, por Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë pretendimet e tyre. Tani më lista e 140 deputetëve që do të hyjnë në parlamentin e ardhshëm është e plotë, me emra të rinj dhe të vjetër.

Të këshilluara

Mbytet në Durrës turisti serb

Një turist është mbytur mesditën e sotme në plazhin e Durrësit. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, k...

14:29

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI