Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Dhuna ndaj grave, kosto e lartë për ekonominë shqiptare

Lapsi.al 9 October 2019
Dhuna ndaj grave, kosto e lartë për ekonominë shqiptare

Dhuna ndaj grave është një fond i rëndë social po që e impakton shumë negativisht ekonominë një vendi. Programi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë, PNUD pas një anketë të gjerë që zhvilloi vitin e kaluar për fenomenin e dhunës ndaj grave në Shqipëri, gjeti së fundmi se ky fenomen ndër të gjitha e ndikon negativisht produktivitetin në ekonomi.

Anketa e vitit 2018 ka gjetur se 72.4% të marra në intervistë kishin përjetuar dhunë fizike gjatë vitit të fundit. 1 nga 4 ose 25.0% e grave që përjetuan dhunë fizike raportuan se e kishin të pamundur të kryenin punët e shtëpisë dhe të kujdeseshin për fëmijët. Për më tepër, 8.9% e grave e kishin të pamundur të shkonin në punë për shkak të dëmtimeve të dhunës, teksa 0,5% të tyre e humbën vendin e punës dhe për pasojë edhe burimin e të ardhurave.

Gratë e dhunuara kanë pohuar se gjatë një viti nuk kanë mundur të jene efektive në punët e familjes nga 1 -30 ditë.

Për shkak të dhunës  në familje gjithashtu gratë nuk kanë bërë mungesa në punët e tyre me pagesë.

Për këtë arsye gratë kanë munguar në punë  nga 1-30 ditë për arsye të dhunës së ushtruar ndaj tyre.  Mbi baza vjetore, gratë e dhunuara humbin mesatarisht 3.7 ditë pune të  paguar për shkak të dhunës në familje. 4,137 që kishin munguar në punë gjatë një viti për shkak të dhunës kishin humbur mbi 15,300 ditë pune të paguara. Studimi i PNUD përllogarit se paga e humbur vjetore për gratë e rrahura ishte 36,456,682 lekë mln leke ose 333,485 dollarë) në një vit.

Dhuna ndaj grave e koston ekonominë në terma afatgjate, për shkak se, një pjesë e tyre bëhen të sëmura kronike, me depresion ose invalidizohen.

Shumica e grave që kanë përjetuar dhuna fizike kanë frikë, ankth, depresion, ndjenja e izolimit, pagjumësia ose nervozizëm.

Hulumtimet kanë zbuluar se shëndeti mendor është i cenuar në mesin e grave që përjetojnë  dhunë nga partneri. Kërkimet kanë zbuluar gjithashtu se rreziku i çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD) është më e lartë në mesin e grave të ekspozuara ndaj dhunës në familje./monitor

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI