Flash

Skemat mashtruese/ Shkon në 17 numri i biznesmenëve të arrestuar

Lapsi.al 12 September 2019
Skemat mashtruese/ Shkon në 17 numri i biznesmenëve të arrestuar

Numri i biznesmenëve të arrestuar nën akuzën e krijimit të skemave mashtruese me TVSH-në ka arrritur në 17. Ditën e sotme është prangosur Agim Kola, administrator i kompanisë Rruge Sinjalistike Mirembajtje & Hidro Company.

Javën e shkuar, Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 16 sipërmarrësit dhe administratorët e disa bizneseve në kryeqytet, të arrestuar gjatë operacionit kundër informalitetit dhe evazionit fiskal.

Pas një seance maratonë, u liruan me masën “arrest shtëpie” 9 prej biznesmenëve të arrestuar, ndërsa për 6 të tjerët u vendos masa “arrest me burg” me afat 20 ditor. Ndëkohë, biznesmeni Drilon Bareti, administrator i një firme ndërtimi, pranoi të bashkëpunote me drejtësinë.

Biznesmenët akuzohen për krijimin e skemave mashtruese, falsifikimin e vulave dhe stampave, si edhe për fshehje të të ardhurave. Këtë persona dyshohet se përdornin faturat tatimore fiktive, duke i shkaktuar shtetit miliona euro dëme, pasi rimbursoheshin për vlera që nuk ishin reale.

 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI