Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Delvinë, ku një makinë e tipit “Renault Megane”, i drejtuar nga shtetasi me iniciale A.C., ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë në ecje.
Si pasojë e flakëve, ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi, i cili nuk mundi t’i bënte ballë lëndimeve të marra.
Së bashku me të ndjerin, ndodhej në automjet edhe bashkëjetuesja e tij, e cila është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se viktima quhet Albert Caushi, ndërsa partnerja e tij Merita Muja, 44 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Shijan.
Shkaqet e djegies së makinës nuk dihen ende, ndërkohë forcat policote ndodhen në terren për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të ngjarjes.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/60CD6C7B-F65A-4F9E-B782-278EDFA83A74.mp4"][/video]