Flash

Armë e municione drejt Italisë, kapen 2 trafikantët në Port të Durrësit

Lapsi.al 11 August 2019
Armë e municione drejt Italisë, kapen 2 trafikantët në Port

Policia ka goditur një rast të trafikimit të armëve dhe municioneve në Portin e Durrësit.

Sipas policisë, armët do të trafikoheshin drejt Italisë, ndërsa janë vënë në pranga dy trafikantët nga Fieri.

Gjithashtu, gjatë aksionit, janë sekuestruar një karikatorë automatiku e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm.

Njoftimi i policisë:

Port – Durrës

Policia kufitare godet një rast të trafikimi të armëve dhe municioneve.

Sekustrohen fishekë luftarakë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në zbatim të masave të shtuara për rritjen e sigurisë në pikat kufitare dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një rast të trafikimit të armëve dhe municioneve drejt shtetit fqinj.

U arrestuan në flagrancë shtetasit:• A.F., 30 vjeç, banues në Fier;

• R.H., 23 vjeç, banues në Fier;

Më datën 10.08.2019, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë nga Policia Kufitare Durrës, në mjetin autobuz tip Sptinter drejtuar nga shtetasi A.F., që udhëtonte drejt Italisë në linjën Durrës – Bari, në bagazhet e shtetasit R. H., i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një karikatorë automatiku e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm;

• një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm.

Të këshilluara

Dua Lipa, njësoj si të tjerat ( FOTO)

Ditët e qëndrimit të Dua Lipes në Kosovë për shkak të koncertit të “Sunny Hill-it” tashmë janë zëvendësuar me ditë në New York ku ajo po punon momentalisht për ...

16:55

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI