Flash

Bllokohet kompleksi 'Havana' në Dhërmi/ Rama: Askush nuk është mbi ligjin

Lapsi.al 9 August 2019
Bllokohet kompleksi 'Havana' në Dhërmi/ Rama: Askush nuk

Edi Rama ka njoftuar se është bllokuar një ndër komplekset më të njohura në zonën turistike të Dhërmiut, Havana, në kuadër të aksionit anti-informalitet të nisur prej muajit korrik.

Duke publikuar fotot e biznesit të bllokuar në “Facebook”, Rama shkruan me ironi se i vjen keq për Havanën e famshme të pushimeve joniane, i cili sipas tij, është ndëshkuar pasi nuk ka respektuar ligjin.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë përsërit paralajmërimin se askush nuk është mbi ligjin dhe çdokush do të goditet.

“Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane? Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën?

Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin #STOPINFORMALITETIT✋

ASKUSH s’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me #ZeroTolerancë ?nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit?”, shkruan Rama.

  • foto galeri

Të këshilluara

(VIDEO) Zjarr i madh në Çakran

Nje zjarr i madh ka rënë në Çakran ditën e sotme. Siç mund ta shikoni në pamjet që sjell Lapsi.al zjarri është përhapur në kodër. Ende nuk bëhet me dije bila...

16:04

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI