Flash

A u dorëzua vullnetarisht Bashkia e Kamzës? Shikoni si u "spastrua" zyra e Mziut (FOTO)

Lapsi.al 7 August 2019
A u dorëzua vullnetarisht Bashkia e Kamzës? Shikoni si u

Mëngjesin e sotëm, ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, ftoi qytetarët përmes një thirrjeje të shpërndarë në rrjetet e tij sociale që të bashkoheshin në shenjë rezistence përpara godinës së njësisë vendore, për të mos lejuar marrjen e detyrës nga kandidati fitues në zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit, Rakip Suli. “Jo komunizmit, krimit, korrupsionit, votimeve moniste, jo 6%!”- shkruante Mziu. Në përgjigje të kësaj, mbështetës të Partisë Demokratike u barrikaduan për disa orë në dyert e Bashkisë, edhe pse precedentët e mëparshëm duhet t’u kishin mësuar se “klandestinët” do të hynin në ambientet e institucionit pas orarit zyrtat të punës.

Unë besoj se nuk varet vetëm nga unë. Besoj se shumica e qytetarëve do të jenë barrikadë e këtij grushti shteti… Do ta lë zyrën kur të bëhen zgjedhje normale. Janë 27 kryetarë bashkish që janë të gatshëm që të mbrojnë Kushtetutën, ligjin.”- deklaronte më datë 5 korrik Mziu.

Por, vendosmëria e këtij të fundit vihet në dyshim nga pamjet e bashkëngjitura, që tregojnë zyrën e kryebashkiakut për ditën e sotme, para dhe pas “zbarkimit” të Sulit. Këto foto të bëra këtë pasdite brenda zyrës ku rrinte Mziu, tregojnë qartësisht se dorëzimi i “bastionit të demokratëve” ishte i përgatitur. Zyra paraqitet totalisht e boshatisur dhe prej aty janë hequr të gjitha dokumentet apo fotografitë që mbante Mziu më herët.

Dallimi bëhet edhe më i qartë nëse krahasojmë pamjet e sotme me fotot kur shfaqej Xhelal Mziu në pozicionin e kryebashkiakut. Madje, edhe çelësat e zyrës gjendeshin brenda në Bashki dhe ndryshe nga ç’u raportua më parë, mbështetësve të PS nuk u është dashur të hyjnë aty me forcë.

 

 

 

Të këshilluara

PD protestë para bashkisë Klos

Simpatizantë të Partisë Demokratike janë mbledhur para këtij bashkisw sw Klosit për të protestuar në një kohë kur sot zhvillohet konstituimi i këshillit bashkia...

11:55

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI